Pas deklaratës së ish-kryeministri Sali Berisha se është shpallur “non grata” edhe nga Britania e Madhe kanë ardhur reagimet e para nga opozita dhe mbështetësit e tij.
Reagimet:
Edi Paloka: Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” ne kete vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh ne opozite dhe kete ju a thoni duke mbajtur ne krah Ramen , kot i harxhoni milionat per lobime. Ky do jete qendrimi edhe kur te njejtin vendim ta shpalle Zelanda e Re…E ne se dikush mendon se shqiptaret qe reaguan me qendrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur kete ta bej Zelanda e Re, thjeshte jetojne ne realitet tjeter.
Gent Strazimiri: Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, madje me iniciativë të vetë ministrave anëtarë, është një “qokë” që dëshmon vetëm se:
* Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros. Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare! Kur kujtoj “misionin britanik” dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje…?! “Zoti nuk është mace me të grric”, thotë populli. KAQ!
Diskutime rreth kësaj post