Sali Berisha njoftoi sot se është shpallur non grata nga Britania e Madhe, pasi është njoftuar përmes një letre konfidenciale nga sekretari i brendshëm britanik.
I pyetur nga gazetarët nëse e mendon dorëheqjen, për shkak të barrës që mund tiu ngarkohet demokratëve, Berisha e mohoi një skenar të tillë.
A po i faturoni ju një barrë të madhe demokratëve, me mosdorëheqjen tuaj?
Berisha: Unë po nderoj demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e tyre. Unë jam i bindur se ata do të kenë të gjitha shanset me votë, që të japin vendimin e tyre. Koha po tregon se ata njerëz që e ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron.
U shtuan e u shtuan, derisa e detyruan Edi Ramën që të bëjë antimiting. Unë çdo gjë e bëj për shqiptarët, jam i inkurajuar nga një mbështetje në rritje e tyre.
Diskutime rreth kësaj post