Një njollë e madhe nafte në Parajsë. Mbi 100 mijë litra naftë u derdhën në një nga plazhet më të bukura të Bahamasit, në ishullin Great Exuma, nga një anije që po transportonte karburant në vend.
Ishulli, i famshëm për plazhet me rërë të bardhë dhe ujëra të kristaltë, ishte një nga vendet më të vizituara nga turistët, sidomos për të realizuar fotografitë dhe videot që janë bërë trend në vitet e fundit, duke notuar me derrat.
Lajmin e bëri publik Kryeministri në detyrë i vendit, Chester Cooper, gjatë një fjalimi në Parlament. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për impaktin mjedisor që ka shkaktuar derdhja e karburantit.
Cooper tha se nafta po transportohej nga një anije e quajtur “Arabian”, që po dorëzonte një porosi të kompanisë lokale “Sun Oil”. Sipas Kryeministrit, nga ana e kompanisë po punohet për të kufizuar sa më shumë përhapjen e njollës.
Bahamas është një nga vendet e Karaibeve më të vizituar, me mesatarisht 6 milionë turistë në vit.
Diskutime rreth kësaj post