Teksa sot është është diskutuar projektligji për moratoriumin e gjuetisë, deputeti demokrat, Saimir Koreshi, ka ironizuar në Kuvend.
Korreshi është shprehur se “Nuk ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam”.
Ai vuri në dukje se në vend po kërcet kallashi në ditën për diell, sepse sipas tij, kësaj qeverie nuk i dhimbsen njerëzit.
“Shpresoj që me veshjet me pantallona të shkrutra, e shapka me gisht, të keni mundësi të na ndiqni edhe ju që keni shkuar me pushime në plazh. Ministrja foli, por më mori vajza 3 vjet e gjysmë dhe më tha “sa mirë i tregonte përrallat ajo teta”. Nuk ka më as cifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam. E them kështu, sepse ju vendosni vetë çdo gjë, nuk pyesni asnjë lloj kategorie, as ekspertë të kësaj fushe, ju i bëni sipas interesit tuaj. Por, komunistët dhe servilët e partisë, s’e kanë ndaluar asnjëherë. Këtu o zotëri kërcet kallashi ditën për diell, sepse qeverisë juaj nuk i dhimbsen njerëzit, por i dhimbsen rosat, patat e harabelat. Çfarë po bëni o burri i dheut. Keni 10 vite, ku ka deputetë të PS që kërcasin dyfeni mëngjes për mëngjes. Nuk keni bërë asnjë gjë”, u shpreh deputeti.
Diskutime rreth kësaj post