Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ.
“Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë.”-shprehet Manja.
Manja deklaroi se në Gjykatat që do të mbyllen nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor.
“Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë.”-tha ai,
Manja theksoi se harta e re gjyqësore ka disa risi; do të standardizojë kohën mesatare të dhënies së vendimit, do të bëjë një shpërndarje të drejtë të çështjeve të gjyqtarët, do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë si dhe do të ketë një short real e efikas të shpërndarjes së çështjeve të gjyqtarëve.
Diskutime rreth kësaj post