Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator, ndryshe nga ideja fillestare për tu zgjedhur në seancën e nesërme parlamentare. Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në të njëjtën kohë mëson se arsyeja kryesore e shtyrjes së zgjedhjes së Avokatit të ri është përplasja brenda Partisë Demokratike për të nxjerrë të paktën një emër që gëzon 28 mbështetës.
Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.
Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën. Do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do ti dërgohen seancës parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post