Analisti Ben Andoni komentoi në MCN Live zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se pas hapjes së negociatave nuk e shfrytëzon me politika integrimin, por ndodh e anasjellta.
Andoni vuri në dukje problematikat që ka vendi ynë me administratën, ndërsa u shpreh se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ministri Integrimi, ku duhen disa piketa të përbashkëta me opozitën.
“Dita e djeshme ishte cak protokollar, Shqipëria kaloi pragun e negociatave. E rëndësishme është çfarë vjen pas kësaj. Pas mbledhjes së parë, më e rëndësishme është mbledhja e dytë ku përcaktohen piketat reale, se cilat kapituj do hapen. Maqedonisë së Veriut i duhet ndërhyrje në kushtetutë. Shqipërisë do i jepet përparësi të merret me pjesën e drejtësisë, korrupsionit. Deri ditën e djeshme politika ka shfrytëzuar integrimin, tani është integrimi që shfrytëzon politikën. Duhet të krijojë një administratë. Jo thjesht të përshtatim ligjet. Kemi shumë probleme me administratën për shkak të reformimeve të vazhdueshme, ndryshimeve. E gjithë kjo kohë ka qenë pak kaotike. Po të shohësh indikacionët ekonomike, vendi ynë i përditëson më vonë ato. Politika s’do ketë shumë pjesë, barrën do ta ketë burokratët në ministrinë përkatëse. Një kapitull i tmerrshëm do jetë kapitulli i mjedisit. Shqipëria ka bërë masakër në mjedis. Rama me të drejtë e ka pjesën e krenarisë së vet. Që këtej e tutje do duket çfarë administrate ka ngritur. Sa e aftë do jetë me skanimin. Të gjitha kapitujt hapen njëkohësisht, por skanimi fillon i precizuar. Prapë do pengohemi pak sepse Maqedonisë së Veriut do t’i buhet të bëjë një sforcim që të fusë pakicën bullgare në Kushtetutë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë tani realisht një ministri integrimi me teknikë. Duhen disa piketa të përbashkëta me opozitën. Duhet të kërkohet edhe pjesëmarrja e opozitës”.-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post