Moti i nxehtë ka pushtuar vendin, fundjava pritet të sjell temperatura deri në 42 gradë C. Në një intervistë për “Sot live në Shqipëri” meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se siç duket i gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan.
Deri ditën e premte temperaturat maksimale do të kapin vlerat nga 36 deri në 38 gradë C por për shkak të lagështirës në ajër, në trupin e njeriut do ndjehen 3-4 gradë më të larta.
“Vendi ynë është përfshirë nga masat ajrore të thata, të ardhura nga Afrika. Moti do jetë i kthjellët. Temperaturat në ditët që lamë pasa kanë qenë 39.5 gradë celsius në Tiranë.”, thotë Jahaj.
Diskutime rreth kësaj post