Në fillim të këtij muaji janë ngritur në Parlament Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në pjesën e dytë të “Log” me Endri Xhafon të ftuarit në studio po dikutojnë nëse ka një bashkëpunim Rama-Basha për këto dy reforma.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, po ashtu edhe anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore foli për pazare mes kryeministrit Edi Rama dhe asaj pjesë të PD-së që mbështet Lulzim Bashën.
“Duhet patjetër të shihet si do të mbyllen interesat dhe pazaret, e kanë parë dhe të tjerë. Janë pazare të mbyllura që në verën e vjetshme. Në tetorin e vitit që shkoi e kam denoncuar këtë pazar.”
Sipas Bylykbashit, bëhet fjalë për një marrëveshje që është bërë që në vjeshtën e vitit që shkoi dhe tashmë thjesht po “shpaketohet” dhe po sillet në vëmendje pjesë-pjesë.
“Kësaj radhe, është marrëveshje e bërë më herët, e shpaketuar. E kanë të zorshme që t’i nxjerrin elementet menjëherë. Marrëveshja është për një sitëm zgjedhor proporcional dhe bonus për partinë më të madhe.”
Po ashtu, nënkryetari i PD-së paralajmëroi se pjesë e atyre që ai i cilësoi pazare do të bëhet edhe Avokati i ri i Popullit.
Diskutime rreth kësaj post