Sali Berisha është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar nga asnjë hetim penal ndaj tij. Në një intervistë, teksa fliste për shpalljen non-grata, Berisha ka ftuar SPAK që të hetojë çdo akt të tij që prej vitit 1990.
Berisha tha se prokuroria e posaçme është e kontrolluar nga Edi Rama. Madje ai akuzon kreun e qeverisë se zhvillon takime të fshehta dhe gjysmë të fshehta me drejtues të SPAK-ut.
Berisha: Në të gjithë karrierën time politike, nuk sulmoj kurrë të huajt nëqoftëse ata nuk kanë shfaqur deklarata dhe qëndrime të papajtueshme, që unë i konsideroj të papranueshme. Nuk kam tendencë, nuk jam ksenofob. Kam bërë gjithçka për të bërë më të mirën e mundshme për shtetet e Europës dhe SHBA.
Reagimet e mia kanë qenë gjithnjë reagime ndaj deklaratave të papranueshme nga unë të zonjës Yuri Kim. SPAK kontrollohet fund e krye nga kryeministri Rama. Janë deklaratat e tij kundër SPAK, presionet e tij, takimet e tij të fshehta me drejtuesit e fshat. Unë ndihem zero i rrezikuar. Unë ftoj SPAK të hetojë çdo akt, vendim të Sali Berishës nga 1990 që jam në politikë deri më sot.
Diskutime rreth kësaj post