Ishujt grekë kanë regjistruar shifra rekord të turistëve në dhjetëditëshin e parë të nuajit korrikut. Më shumë se 2 milionë pasagjerë kanë zbritur në një nga pesë aeroportet ndërkombëtare në Egjeun Jugor, shkruan Schengen Visa Info.
Ministri i Turizmit i Greqisë, Vassilis Kikilias u shpreh se këto shiifra janë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
“Një rritje prej 24 për qind vihet re mesatarisht, në Dodekanez dhe Ciklad, krahasuar me periudhën korrik 2019, me mbërritjet në pesë aeroportet ndërkombëtare të Egjeut Jugor që i kalojnë 2 milionë pasagjerë deri më 10 korrik”, thuhet në deklaratën e ministrit.
Santorini kryeson listën me një rritje prej 62 për qind të turistëve krahasuar me shifrat përkatëse për dhjetëditëshin e parë të korrikut 2019.
Përveç Santorinit, edhe tre ishuj të tjerë Mykonos, Rodos dhe Kos tejkaluan shifrat e dhjetëditëshit të parë të korrikut të tre viteve më parë.
Diskutime rreth kësaj post