Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço thotë se sulmi kibernetik që ka rrëzuar të gjitha shërbimet “online” në vendin tonë nuk ka ardhur nga Rusia, por nga Irani.
Karamuço e lidh këtë me situatën e javëve të fundit në vendin tonë, ku disa shtetas iranianë kanë qenë nën hetim për terrorizëm.
Sipas tij, janë dy grupe hakerash në Iran që mund ta kenë kryer këtë sulm, “Black Shadow” dhe “Deus”.
“Sulmi nuk ka ardhur nga Rusia, por dyshohet nga Irani për shkak edhe të aktivitetit hetimor në vendin tonë, SPAK ka nën hetim dy iranianë. Janë dy grupe që dyshohen “Black Shadow” dhe “Deus”, iranianë.
Shpesh këta sulmojnë me “ransomware”, duke marrë peng të dhënat e databazës shqiptare, bllokojnë aksesin dhe më pas kërkojnë shuma parash për ta lejuar. Ka ndodhur ransomware edhe në SHBA me kompani të mëdha private”, deklaroi Karamuço në “Abc News”.
Diskutime rreth kësaj post