Tirana mbetet kështjella që Berisha dhe Meta synojnë të marrin në zgjedhjet e përgjithshme vendore 2023, të cilat mendohet të jenë në muajin maj.
Nga ana e tij Erion Veliaj ka intensifikuar takimet me bazën socialiste, por edhe me punët e bashkisë. Deri tani duket i pa konkurueshëm si kryebashkiak.
Por PD dhe krejt opozita po mendon ti nxjerrë përballë në zgjedhje njerin nga dy emrat: Jorida Tabakun ose Dashamir Shehun.
Dashamir Shehu mbetet një konkurent i rrezikshëm për Erion Veliaj, ndërsa Jorida Tabaku nëse do të ketë krejt PD unike në propozimin e saj si kandidate, do ta lerë pagjumë kryebashkiakun aktual.
Opozita duhet që ta përzgjedhë deri në Vit të Ri kandidatin ose kandidaten dhe të mos e lerë në muajin e fundit të fushatës. Por sipas sondazheve në PS, Erion Veliaj fiton thellë ndaj çdo kandidati të opozitës.
Diskutime rreth kësaj post