Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ditën e djeshme ishte me gazetarët e rinj të diplomuar në laboratorin e gazetarisë investigative, ku i nxiti ata që t’u drejtojnë zyrtarëve pyetje të vështira.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kim shkruan se është detyra e tyre profesionale dhe një shërbim publik që të bëjnë pyetje.
Ndërsa shton se është detyra “e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’u përgjigjen pyetjeve”.
“Ju nxis që të vazhdoni të mësoni, por edhe të edukoni të tjerët, përfshirë edhe zyrtarët që intervistoni, mbi dy gjëra të rëndësishme: se është detyra juaj të bëni pyetje të vështira dhe se është detyra e tyre të japin përgjigje.
Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë”,-shkruhet në postimin e ambasadës.
Diskutime rreth kësaj post