Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, është shprehur por protestave të avokatëve, në lidhje me hartën e re gjyqësore.
Ai është shprehur se qëllimi i hartës së re gjyqësore është kontrolli i sistemit të drejtësisë nga qeveria.
“Një drejtësi që nuk është për dhe afër qytetareve, nuk është drejtësi!
Mbështes plotësisht dhe inkurajoj protestat e avokatëve!
Drejtësia te ne veçse po i largohet qytetareve duke u bërë e pa arritshme nga ata.
Po shkatërohen institucionet e drejtësisë edhe në qytete me traditë të tyre që para 1912.
Gjirokastra, Përmeti, Qarku në tërësi, po ”çvishen” nga ato.
Çdo ditë e më shumë vështirësohet lidhja e qytetarëve me drejtësinë.
Pra çdo ditë që kalon ka më pak drejtësi për qytetarët.
Kjo bëhet për ta kontrolluar sistemin nga pushteti edhe nëpërmjet centralizimit e koncentrimit të tij.
Dhe në raportet e paraqitura nga institucionet nuk u tha asnjë fjalë për çfarë po ndodh.
Perspektiva kështu është vetëm e zymtë. Prandaj do votoj kundër këtyre raporteve”, është shprehur ai.
Diskutime rreth kësaj post