Analisti Artur Zheji i ka kërkuar deputetit të opozitës, Oerd Bylykbashi që të bëjë publike emrat e oligarkëve. I ftuar në ‘Open’ Zheji tha se Rama nuk është i vetëm.
Teksa deputeti demokrat akuzonte Ramën, Zheji tha se opozita duhet të bëjë publike emrat e oligarkëve.
Diskutimi:
Bylykbashi: Edi Rama është e keqja e këtij vendi. Është e të rinjve që ikin, e atyre që punojnë.
Zheji: Po nuk është vetëm Rama. Berisha i liston.
Bylykbashi: Në momentin kur Rama nuk firmos për ato që merr mbrapsht nga ata oligarkët.
Zheji: Kush janë këta?
Bylykbashi: Të gjithë me radhë. E vërteta në këtë vend është; Edi Rama ka ngritur një sistem grabitqar qeverisje dhe ka kaluar te niveli i grabitjes së korrupsionit të fshehur. Por kjo është grabitje në ditë për diell. Është kryeministri i që i vendos këta si pupacë.
Balliu: Se mendoj se Berisha është i vetëm në Luftën e tij. Sali Berisha është Sali Berisha. Gjatë debatit që ka qenë në PD, është diskutuar ai dhe idetë e tij. Që të ndalohen inceneratorët duhet të ikin Rama jo këta pupacët. Ai i Veronës që i dha idenë Velijat u arrestua, ky jo. Këtu mbetet për t’u diskutuar drama. Krimet që bën kjo qeveri dhe duhet të jepet dhe alternativa. PD po punon për të dhënë alternativa, diçka ndryshe. Qoftë për korrupsionin, për bujqësinë.
Zheji: Shumë letërsi, retorikë e bukur. Por përplasja politikë është ajo që i largon shqiptarët dhe jo Berisha apo Rama.
Diskutime rreth kësaj post