Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se është paditur nga deputeti demokrat Belind Këlliçi pas akuzave që ajo ka hedhur në drejtim të tij.
Kokalari shkruan se me këtë padi në të vërtetë Këlliçi po ‘fundos’ veten e vet, pasi sipas saj mbi të gjitha gjykata do t’i kërkoj të verifikojë të ardhurat financiare.
Postimi i plotë:
“Dje mora padinë e Belind Këlliçit. Kam qeshur me lot, sepse mbasi lexova “faktet” (që janë thjeshtë postimet e mia në Facebook), që paskan dëmtuar “personalitetin e tij politik”, dolëm në përfundimin se sipas Belindit, kur ti kërkon transparencë për manipulim votash/listash në politikë, hidhesh në gjyq!!
Dmth, Edi Rama duhet ta hedh Berishën në gjyq sa herë ky i fundit e akuzon për vjedhje votash. Ndryshimi është se: 1-unë kam fakte, 2-i dhashë një javë kohë përpara zgjedhjeve qe ti kundërshtonte “akuzat” dhe t’ju përgjigjej atyre që do e votonin, por ai HESHTI.
Bazat ligjore të padis janë pa ekzagjerim kaq të dobëta sa vështirë se mund ta fitoj, gjë që do të jetë shumë e turpshme për të, por mbi të gjitha vërteton çfarë kam thënë më parë – që kjo padi është për të hequr vëmëndjen nga problemi kryesor – manipulimi që ai i ka bërë listës së fituesve të Këshillit Kombëtar dhe asgjë më shumë.
Fatkeqësia është se bashkë me mua, do duhet të paraqiten përpara gjykatës dhe dëshmimtar, duke filluar me dy anëtarët e tjerë të komisionit zgjedhor, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho, por dhe disa emra të tjerë. Normalisht dëshmitar duhet të jetë dhe Sali Berisha, i cili e di shqetësimin real që kam pasur gjatë gjithë kohës që isha në Tiranë dhe përpjekjet e mia për transparencë dhe verifikim të dyshimeve që u ngritën nga shumë individë mbas daljes së tabelës së lobimit në grup.
Ato që Kelliçi i quan thjeshtë “akuza për të dëmtuar karakterin e tij”, bien ndesh me faktin që jam munduar ta zgjidh këtë situatë njëherë privatisht, nëpërmjet strukturave të PDsë, si e tillë qellimi nuk ishte demtimi I karakterit por ekspozimi i fakteve.
Sigurisht që Berishën si dëshmimtar do mundohem ta evitoj, por ne të tjerët e kemi taksirat të merremi dhe me këto Bashallëqet e fundit e të shkojmë në gjykatë.
Si përfundim, kjo padi do ta zhysë kokë e këmbë te “riun premtues”, sepse mbi të gjitha do t’i kërkoj të verifikojë para gjykatës të ardhurat financiare dhe faktet se si i paguan shoferët dhe udhëtimet e shpeshta në SHBA, dhe pse jo dhe parfumet e shtrenjta francez për të cilat akuzonte politikanët e tjerë para ca kohësh – hipokrizi e mirëfilltë politikanësh.
Një gjë është e qartë, më shumë kohë kalon, më shumë më mbushet mendja që i kam bërë një nder shumë të madh PDse me ekspozimin që i bëra Belind Këlliçit.
dhe Belind, seriozisht një këshillë miqësore, nuk shkruhet në padi:
“…..jam politikan ndër më premtuesit….”
se thjeshtë tregon atë që shumë nga ne e kanë kuptuar qartë këto 3 muajt e fundit, je fryrë përtej normave standarte dhe kjo ndoshta shkaktoi dhe shkatërrimin e karrierës tënde politike.
Unë thjeshtë isha katalizatori.” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post