Shtetet e Bashkuar të Amerikës duken të vendosur për të mos leshura pe sa i takon betejës së nisur prej tyre kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli familjarisht “non grata” në maj të vitit 2021. Në shenjë hakmarrje dhe nervozizmi të shtuar, Berisha sot që flasim ka drejtuar “armët” kundër SHBA-ve, ku përveçse sulmon politikat e ndjekura nga Uashingtoni dhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ai së bashku me shpurën e tij besnike, po përpiqen të mbjellin dhe përhapin një frymë antiamerikane në Shqipëri. Por këto qëndrime inatçore dhe subjektive të Berishës, kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të “gjunjëzojnë” dhe “injorojnë” grupimin antiamerikan, duke i dhënë një “shulakë” të fortë.
Prej disa ditësh në SHBA ka shkuar për vizitë një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa bin ë sy fakti se mes deputetëve që kanë udhëtuar përtej oqeanit, nuk është asnjë nga ligjvënësit që ka dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe lëvizjes radikale të nisur prej tij, pasi u shpall “non grata” nga DASH dhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demorkatike. Gazeta ka siguruar detaje nga këto takime dhe foto, teksa shihet qartë se të ftuar në Amerikë janë deputete Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri, të cilat njihen si kundërsht6arte të ashpra të Sali Berishës, ndërkohë që nga Partia Socialiste pjesë e delegacionit janë deputetët Anila Denaj, Etilda Gjonajn dhe Blendi Klosi. Mësohet se ligjvënësit në fjalë kanë zhvilluar takime të shumta me zyrtarët të lartë në Uashington, sikundër janë kongresmenë dhe senatorë, ku në fokus të diskutimit ka qenë marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, si dhe forcimi i rolit të institucioneve dhe avancimi i reformës. Pra duket qartë se amerikanët nuk e tolerojnë Berishën, paçka se ky i fundit “po luan gjithë gurët”, me qëllim që “të çojë ujin në mullirin e vetë” dhe dalë i “kulluar” nga kjo mesele. Thënë troç me lënien jashtë delegacionit shqiptarë të deputetëve që janë rreshtuar krah “Foltores”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë se ata nuk bashkëpunojnë me presona që kanë qasje radikale dhe anti-amerikane, sikundër janë shumë prej anëtarëve dhe militantëve të Grupimit të Rithemelimit, si dhe nuk njohin Sali Berishën si kryetra të PD.
Deputetja Pampuri jep detaje nga takimet në SHBA
Megjithatë sinjale se amerikanët bashkëpunojnë vetëm me personazhe me integritet dhe që nuk cenojnë interesat e SHBA, ka dhënë edhe vetë deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, teksa ndan foto nga takimet që delegacioni shqiptar ka zhvilluar në Uashington. Në rrjetin e saj social “Facebook”, deputetja Pampuri bën me dije se është takuar me kongresmenen Lisa McClain. “Nga takimi me Znj Lisa McClain, Congressëoman, Republican Party. “Për një opozitë të fortë , dhe të mbështetur nga aleati ynë strategjik SHBA. 100 vjet marrëdhënie diplomatike, mbështetje dhe mirënjohje. Krah për krah”, shkruan ajo. Po ashtu, zonja Pampuri ka ndarë detaje edhe nga takimi në zyrat e Kërkimit Parlamentar në Kongresin Amerikan. “Në vijim të vizitës zyrtare në Ëashington DC, kishim kënaqësinë të mirëpriteshim nga struktura e Kërkimit Parlamentar në Kongresin Amerikan, dhe të kishim një bashkëbisedim tepër të frytshëm me znj. Mary Mazanec Drejtuese e Shërbimit të Kërkimeve dhe z. Christi Haëley Anthony Drejtues i Njësisë së Projeksioneneve në Divizionin e Analizës dhe Buxhetin e Kongresit”, nënvizoi deputetja Pampuri.
Ish-ministrja Gjonaj zbulon detaje nga takimet në SHBA
Ndërkohë edhe ish-ministrja e Drejtësisë, njëherësh deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonajn ka zbuluar detaje nga takimet që delegacioni shqiptar i Kuvendit të Shqipërisë që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveçse janë takuar me kongresmenë dhe zyrtarët të lartë, bie në sy se pjesëmarrës nuk është asnjë ligjve që mbështete Sali Berishën dhe “Foltoren”. “Kënaqësi takimi me kongresmenen Representative Lisa McClain, bashkë-kryetare e grupit parlamentar për çështjet shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Zhvilluam një bisedë të këndshme për marrëdhëniet bilaterale 100 vjeçare , mbështetjen e vazhdueshme për reformën në drejtësi & shtetin e së drejtës, sfidat aktuale euro-atlantike si vende anëtare të Këshillit të Sigurisë, si edhe mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, si edhe vijimi i forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare AL-SHBA u diskutuan në këtë takim me kongresmenen McClain”, shkruan deputetja Gjonaj në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post