Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic është duke folur në një konferencë për media në lidhje Ballkanin e Hapur si dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Ai u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndahen në procesin e integrimit nëse MV nuk pranon propozimin francez, ndërsa ai u shpreh se do të ishte më mirë të ecnin së bashku.
“Në fakt duam ta shohim së bashku me Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Ata kanë bërë çdo gjë ndryshuan emrin pa konflikte. Është një pyetje e rëndësishme por ende Maqedonia është shprehur se jemi të gatshëm të futemi në BE. Sërish jemi në diskutime dhe Franca ka bërë gati një zgjidhje dhe duhet promovuar kjo zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje. Është çështje personale për njerëzit e Maqedoninë e Veriut sepse ata kanë bërë kaq shumë, por gjëja më e mirë është të ecë bashkë me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Mos të flasim për ndarjen e tyre sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post