Analisti Mustafa Nano komentoi zhvillimet e fundit politike. Nano u shpreh se nuk beson që Meta dhe Berisha do të jenë bashkë në opozitë.
“Berisha i ka ndezur motorët mirë. Të gjithë janë bindur që PD është e tij. Tani kemi edicionin e tretë. Por është i njëjti me protesta, me akuza për tradhtarë, me mobilizimin e njerëzve që bën, me tentative që kryetarët e degëve t’i trajtojë si ushtarakë. Nuk besoj se ka në dorë të bëj diçka të madhe. Në fund do mbledhë atë partinë grupin e vet. Meta s’ka ndërmend të bëhet shtojcë e Berishës. Berisha tha që kemi primaret, kur iu bë pyetja që Meta të jetë kandidat për kryetar bashkie. Do jenë në opozitë si dy botë paralele, s’do jenë bashkë”.-shprehet Nano.
Diskutime rreth kësaj post