Avokat Spartak Ngjela ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e kryeministrit ku bëri kërkesë për ngritjen e rrogave deri në 800 mijë lekë të vjetra.
Postimi i plotë:
“Sipas burimeve të mia, në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha kryeministri i Shqipërisë Rama, në lidhje me kërkesën për ngritjen e rrogave deri në 800 000 mijë lek të vjetra.
Bravo! Thanë politikanët e Beogradit.
Shumë mirë thanë ata të Moskës se, ngritja e çmimeve dhe me rrogën 300 mijë lek të vjetra në Shqipëri, Shqipëria do të zbrazet.
Po Rama?
Sigurisht që është i gëzuar me këtë vlerësim kaq të madh të Moskës dhe Beogradit.
Po shqiptarët?
Shqiptarët nuk kuptohet se çfarë presin e nuk e hedhin me këmbë përpjetë këtë kryeministër kaq antishqiptar…”-shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post