Dy vëllezër shqiptarë kanë mahnitur shown e njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent”. Artani dhe Arnold Balla kanë lënë pa fjalë jurinë, ndërsa ngritën në këmbë publikun.
Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u befasuan nga aftësitë e jashtëzakonshme të dy vëllezërve me lëvizjet e tyre akrobatike.
“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi.
“Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”, tha Heidi Klum. “Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.
Vëllezërit Balla janë aktualisht në SHBA.
Video:
Diskutime rreth kësaj post