Deputetja Grida Duma shprehet se situata në vend është kritike. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Duma thekson se situata në arsim është e mjerueshme, ndërsa referuar INSTAT thotë se shpenzimet publike në sektorin e arsimit për 2021 kanë qenë 58, 4 mld lekë dhe krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje. Sipas deputetes së PD , akti normativ me të cilin qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja, etj.
Statusi:
“Mjafton të shohësh këto të dhëna dhe kupton se cila e ardhme e pret Shqipërinë nëse vazhdojmë kēshtu:
– Fondet për arsimin u ulën vitin që lamë pas, në raport me PBB; çka do të thotë se qeveria ka ndarë për brezin e ri më pak fonde nga se ka prodhuar rritja ekonomike.
Për brezin e ri që goditet nga lindshmëria e ulët dhe emigrimi i lartë!!!!
– Sipas vetë INSTAT, shpenzimet publike në sektorin e arsimit për 2021 kanë qenë 58,4 miliardë lekë.
Krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje.
– Ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur ndaj shpenzimeve publike gjithsej kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje.Këto përbëjnë 9,8% të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021.
– Akti normativ me të cilin qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja, etj.
Kështu i përgjigjet qeveria krizës më të madhe, shkretëtimit dhe plakjes së Shqipërisë, duke bërë gjithçka që as mos të vlejë të qëndrojnë këtu as mos të vlejë të shpresojnë këtu!” u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post