Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha i ftuar në një intervistë televizive ka folur për situatën politike në vend dhe atë çfarë do presim në shtator.
Sipas Hoxhës, revolucioni në Shqipëri do të vijë natyrshëm duke propozuar se çdo ditë duhet të ketë protestë dhe qëndresë qytetare.
“Ata njerëz hallexhinj për kë dolën? Nuk del kush për ty, një herë për ty jo 10 herë. Ne jemi në kushte katastrofike financiare. Shqipëria ndodhet në depresion të thellë ekonomik, shto këtu edhe keqbërjet e fundit e qeverisë që quhet “bordi komunist i transparencës” që në vetvete vret konkurrencën. Ajo që duhet të mbrohet me ligj, janë disa tregtarë që mblidhen dhe caktojnë çmimet. Ballkani i hapur është maskarallëk. Në këtë kontekst janë pjekur kushtet për të dalë në protestë.
Çfarë duhet të bëjë PD? Nuk doja që të kishim një protestë të madhe kombëtare. Protesta duhet të ishin lokale në disa qarqe. Kur Rama thotë njoh Gaz Bardhin, por e përcakton populli shqiptar kush është opozita. Ky thotë do bëj reformë territoriale më vete. Çfarë duhet të bëjë PD? “Kushtëzim”. Çdo ditë në të njëjtën orë të dalim në protestë, qëndresë kombëtare. Nuk shkohet në mosbindje civile me plan, shkohet pa plan. Këto revolucione me datë dhe orë i bënte Lulzim Basha, thoshte më 20 shkurt ti do jesh me nerva dhe mos bindesh. Shkohet në mënyrë të natyrshme. Nuk është çështje shprese te Berisha.
Nuk është çështje shtatori, në fakt është e gjithë vera. Do të ketë kontakte me qytetarët dhe tavolina me grupe interesi, aktivitete të kryesuara nga Sali Berisha por jo vetëm. Foltorja është një aksion për “jetë a vdekje”. Sali Berisha e ka marrë seriozisht këtë punë sepse është fati i Shqipërisë”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post