E ftuar në një intervistë televizive, zëdhënësja e Rithemelimit Floriana Garo deklaroi se protesta e 7 korrikut ishte një protestë e cila bashkoi edhe më shumë Partinë Demokratike.
Më tej Garo tha se PD tashmë me udhëheqjen e Sali Berishës është më e bashkuar dhe se protesta ishte një manifestim shumë i mirë i shpresës që ka lindur me opozitën. Garo tha se Berisha 3 tashmë e ka një sfidë që të jetë më i mirë se Berisha 1 dhe Berisha 2, dhe të rikthehet si kryeministër i vendit.
“Pas protestës së 7 korrikut PD u gjend më e bashkuar. E konsideroj veten pjesë të PD-së. PD ose ish komisioni i Rithemelimit e organizoi këtë protestë. Ai e ka treguar qëndrimin e tij Alibeaj dhe Bardhi nuk kanë qenë të ftuar në protestë. Koha i çon në vend gjërat dhe PD ka pasur nevojë për udhëheqje, për një aksion politik për një shkundje. Është e jashtëzakonshme, kur thua se ku ishim para një viti. PD ka qenë në një nga pikat më të ulëta të saj dhe është ringritur kaq shpejt me rithemelimin e saj. Kjo protestë nuk ishte për tu krahasuar ishte një thirrje për të dalë qytetarët në shesh dhe për të protestuar për padrejtësisë që kjo qeveri po u bën qytetarëve. Kjo ka qenë me e madhe se protesta Nano ik në 2004. Kur Berisha thoshte se jam i gatshëm të marr çdo lloj aksioni dhe do rikthehem si kryeministër i Shqipërisë njerëzit nuk e kanë besuar, ai është udhëheqës që mund të bashkojë gjithë popullin opozitar dhe të rikthehet si kryeministër i Shqipërisë. Kjo protestë ishte manifestim shumë i mirë i shpresës që ka lindur me opozitën e PD-në e Rithemeluar. Berisha 3 e ka sfidë që të dominojë, Berishën 1 dhe Berishën 2. Berisha me moshën që ka dhe me këtë energji që superon çdo të rinj, me një non grata mbi shpinë arrin që të motivojë popullin. Berisha 3 ka ndërmend që t’i kthejë Shqipërisë votës dhe vota dhe transparenca janë sfidat e tij”, tha Garo.
Diskutime rreth kësaj post