Prezenca e OSBE në Tiranë zbardh detaje nga takimi i ambasadorit Del Monaco me ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Në një mesazh në “Twitter”, Prezenca e OSBE thekson se ambasadori Monaco dhe ambasadorja Kim kanë rënë dakord që të forcojnë punën e tyre të përbashkët për fuqizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut.
“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. E falënderuam atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me OSBE në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, thuhet në mesazhin e Prezencës së OSBE në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post