Avokati Spartak Ngjela ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e lartë në protestën e organizuar nga Sali Berisha të enjten e kaluar, më 7 korrik.
Në studion e Top Story, Ngjela tha se protestuesit ishin në numër të pakët dhe arrinin deri tek ura e Lanës dhe sipas tij, pamjet ishin të modifikuara sikur ishte mbushur edhe sheshi Skënderbej.
Teksa tha se zoti Berisha ka para dhe korrupsion, Ngjela tha se ai nuk mund të quhet kurrsesi kryetar i Partisë Demokratike, pasi juridikisht është vetëm Enkelejd Alibeaj.
“Ka para ka korrupsion, paguhet. Ajo që është më kryesorja, nuk ishte numër i madh se nuk e kalonte Lanën. Unë jam marr me mitingje. Atyre të Saliut i thonë rrini afër. E kanë bërë montimin sikur ishte deri tek Skënderbeu. Un nuk shkel mbi të vërtetën. Ai i nxori deri tek Skënderbeu. Ata ishin te ura. Pse duhet ta bënte këtë, sepse pak ishin. A është kthyer a s’është. Kryetar partie nuk mund të jetë se nuk është juridikisht. Juridikisht është Alibeaj. Ai mendoi që do bënte kryengritje, vajti nuk ushtroi dot dhunë se i kanë thënë të mëdhenjtë, Këpucar qëndro tek këpuca. Fidja ka thënë kështu. Politika është interes dhe nuk analizohet dhe është pragmatizëm. Ne nuk i dimë konfliktet e brendshme këtu. Në kemi një fakt, SPAK-un e drejtojmë ne. Ata e drejtojnë në mënyrat e tyre. Çfarë ka ndodhur këtu. Ne nuk mund të heqim nga fakti, që Saliu në një parti që e ka drejtuar 30 vite, ka fondin e tij. Me revolucion nuk vjen dot ai”, tha Ngjela në Top Story.
Diskutime rreth kësaj post