Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për planin për menaxhimin e Amfiteatrit dhe zonave arkeologjike në Durrës që është hedhur në konsultim nga Ministria e Kulturës dhe mund të shkohet drejt menaxhimit te privati.
Salianji hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se çdo pasuri dhe burim natyror të vendit e kanë ndarë në pak duar dhe po i marrin shqiptarëve gjithçka dhe po plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit.
“Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para! Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregtetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit! Qeveri që plaçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!”, shkruan Salianji.
Diskutime rreth kësaj post