Gazetari i njohur në SHBA, Robert Papa ka sulmuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Teksa ka komentuar protestën e 7 korrikut në një studio televizive, Papa u shpreh hapur se nuk donte që të fliste Kryemadhi, pasi akuzohet për korrupsion.
“Ndërsa garnitura, unë nuk do doja të fliste Kryemadhi, e cila është e akuzuar për korrupsion, por kjo është politika shqiptare duhet 51%. Berisha tregoi forcë”, tha ai.
Papa tha se nga protesta e 7 korrikut u ndje mirë dhe se ishin me mijëra shqiptarë në shesh, burra dhe gra të moshuar dhe prindër me fëmijë, madje ndau bindjen se kishte edhe të majtë.
“Ka shpresë. Provokimi me dyer të blinduara ishte diçka sfiduese nga njerëzit, ndërkohë që nuk pati asnjë incident. Mesazhet e Berishës ishte të qarta, hapje ndaj BE, asnjë sharje ndaj SHBA, dhe për herë të parë i tha se Rama është armik i im”, u shpreha ai.
Papa ka paralajmëruar dhe rënien nga pushteti të kryeministrit Rama.
“Ambasadorja amerikane mua si qytetar nuk më tha mos dilni, mos shkoni dhe indirekt ata mbështetën protestën. Rama mbas skandalit të fundit që nuk shkoi në festën 4 korrikut, tregon se rënia e tij ka nisur. Amerikanët nuk flasin dhe Shqipëria nuk është pozicionuar siç duhet përballë situatës me luftën sllave dhe vazhdon të sillet si vëlla me Vuçic. Ende vijnë anije ruse në Durrës. Ti je armiku im i tha Berisha, po shpopullohet vendi. Kush është përgjegjësi? Natyrisht qeveria, kanë ikur gjysmë milionë shqiptarë, të rinjtë këdo që takoj është si të ikin infermierë në Gjermani, ky vend nuk do të rrijë i zbrazët. Nuk dua që të ketë këtë largim masiv nga vendi im. Njerëzit nuk ndihen mirë. Ai i thotë armik se ke bllokuar hyrjen në BE, ke nxitur largimin e shqiptarëve, je vasal i Vuçiç dhe ke bllokuar sistemin zgjedhor. Mund ta shash Berishën tërë ditën, por Rruga e Kombit, etj., ka bërë gjëra që kanë mbetur, Rama është vetëm me fasada. E ka përqendruar pushtetin në 4-5 oligarkë, bari çoban në Greqi, sikur ka miliona. Nuk e kuptoj se si funksionojnë këto skemat e djegësve. Kjo qeveri nuk prodhon më”, tha Papa.
Diskutime rreth kësaj post