Çmimi i biletave të linjave ajrore, do të rriten me rritjen e kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore.
Çmimet e naftës janë rritur për shkak të krizës në Ukrainë, raporton BBC.
Këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu, se Aeroporti Heathrow duhej të ishte përgatitur më mirë për të shmangur ndërprerjet e fundit.
Udhëtarët duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve do të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC.
“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët, pa dyshim”, tha ai, duke shtuar se çmimi i lartë i naftës do të reflektohet në çmimet më të larta të biletave.
Diskutime rreth kësaj post