Ditën e sotme, deputeti demokrat Ervin Salianji, me anë të një postimi llogarinë e tij në “Facebook”, ka nxjerrë një foto nga protesta e 7 Korrikut, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Salianji shprehet se në bulevard kishte mijëra qytetarë kundër qeverisë.
Ai shprehet se fakti ngelet që qeveria e ka humbur mbështetjen e qytetarëve.
“Mijëra ishin në Bulevard kundër qeverisë! Në i nxori dëshpërimi apo dëshpëruesi, fakti ngelet që qeveria e ka humbur mbështetjen e qytetarëve”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post