Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar me një postim në Facebook pas zhvillimeve në Britani ku Johnson dha dorëheqjen dhe në Sri Lanka ku kryeministri u detyrua të largohet nga protestat, dhe ka bërë një përngjasim të situatave.
“Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij”, shkruan Paloka.
“Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!”, vijon më poshtë ai me shënimin e tij.
Postimi i plotë:
“Boris Johnson e rrëzoi partia e tij pasi u akuzua për disa “skandale” më i rëndi i të cilëve ishte se kishte bërë disa shpenzime të tepërta për mobilimin e rezidencës kryeministrore në Downing Street…( siç dihet ajo është rezidencë në pronësi të shtetit ku kryeministrat britanikë banojnë vetëm në periudhën që janë në detyrë). Rama banon në një vilë – pallat, pronë e tij, për të cilën ka mashtruar të paktën tre herë publikisht lidhur me burimin e financimit e megjithëse ky është skandali më i vogël i tij, vazhdon të mbretërojë i adhuruar nga stervinat rreth tij. Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij. Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post