Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, është shprehur të shtunën se ai ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe t’i hapte rrugën një qeverie gjithëpartiake që të merrte pushtetin.
Deklarata e tij erdhi pasi protestuesit thuhet se shkelën rezidencën e tij zyrtare në Colombo, gjatë demonstratave mbi përkeqësimin e krizës ekonomike në vend.
“Për të siguruar vazhdimësinë e qeverisë duke përfshirë sigurinë e të gjithë qytetarëve, unë pranoj rekomandimin më të mirë të liderëve të partisë sot, për t’i hapur rrugë një Qeverie Gjithpartiake”, shkroi Wickremesinghe në Twitter.
“Për ta lehtësuar këtë unë do të jap dorëheqjen si kryeministër”.
Deklarata e tij erdhi pasi në një takim të liderëve të partisë, të mbajtur nga kryetari i parlamentit të Sri Lankës, u ra dakord t’i kërkonin Presidentit dhe Kryeministrit të jepnin dorëheqjen siç e kërkon shumica dërrmuese.
Wickremesinghe nuk ia ka dorëzuar ende letrën e dorëheqjes Presidentit Gotabaya Rajapaksa.
Zemërimi i popullit ka arritur në nivele të paprecedentë në vendin e Azisë Jugore prej 22 milionë banorësh të shtunën, pasi më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së Rajapaksa, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Pamjet e transmetuar në televizionin e Sri Lankës dhe në mediat sociale, tregoi se protestuesit hynë në Shtëpinë e Presidentit, zyrën dhe rezidencën e Rajapaksa në kryeqytetin tregtar, pasi depërtuan kordonët e sigurisë të vendosura nga policia.
Diskutime rreth kësaj post