Nga: Çim Peka
1- Në 2003-2005 donatorë dhe diplomatë të huaj sponsorizuan një opozitë të sajuar “Mjaft”, që të ndalonin rikthimin e opozitës BIO në pushtet. Dështuan.
2- Në 2013-2021 investuan që lideri i opozitës BIO të ishte një sajesë e tyre që t’i mbyllej ndikimi liderit BIO, dështuan. Ai u rikthye kur sajesa në krye të opozitës BIO doli hapur se ishte një sekser fondesh e burim pazaresh me qeverinë.
3- Në 2021-2022 tentuan sërish me “levizjen e pastrimit të detit nga gomat” dhe disa “ndërthurje” amorale me deputetë pa integritet politik, dështuan.
Lideri BIO dhe opozita BIO mbushi sheshin më 7 Korrik si kurrë më parë.
Çfarë nuk po kuptoni:
Shqiptarët më 7 Korrik treguan se te pakten nje pushtet e duan per vete. Opoziten. Nderkombetaret dhe sekseret e ambasadave kane qeverine per pazaret e tyre, por shqiptaret nuk i lane me edhe opoziten. 7 Korriku eshte dita e rivendosjes se pluralizmit or budallenje. Kaq e thjeshte dhe kaq e rendesishme eshte.
Pluralizmi u rivendos. Keni parë gjë arrogantin Rama të komentojë këto ditë? Gjithçka ka ndryshuar me atë datë. Gjithçka fillon nga ajo datë.
Ps: Për ju që thoni se protesta nuk ishte e dhnushme siç u paskemi kërkuar ju:
Dy gjëra.
a) – Opozita nuk bën protesta për rritje çmimesh në asnjë vend të botës. Ato i bëjnë sindikatat dhe protestuesit e thirrur nga grupet e interesit.
b) – Opozita ka të drejtë ta bëjë flakë kur qeveria me sistemin e drejtësisë së kapur prish rregullat e lojës se një pluralizmi real. Pra nuk njeh të drejtat e opozitës.
Këtu do jetë populli i 7 Korrikut dhe po vëzhgon dy lëvizjet e Ramës që do të zhbëjë garën.
Le t’i bëjë këto dy lëvizje dhe pastaj vëzhgoni dhe ju “paqeruajtës”, popullin e opozitës.
Këtu do jemi!
Diskutime rreth kësaj post