Thomas Strakosha, është pa skuadër që prej largimit nga Lazio, portieri kuqezi vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me lacialët, pas disa vitesh qëndrimi.
Të shumta kanë qenë skuadrat që janë interesuar për të.
Së fundmi, TalkSport bën me dije se listës i është shtuar edhe Manchester United.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë të afrojnë Strakoshën, pasi në ekip kanë vetëm De Gean.
Në ditët në vazhdim priten të reja, teksa vetë “gardiani” vështirë se do mund t’i thotë “Jo” një kalimi në Old Trafford.
Për 27-vjeçarin kjo do ishte aventura e tij e parë në Premier League, pasi në karrierën e tij qëndron vetëm Italia.
Diskutime rreth kësaj post