Telenovela Bora-Donald, vijon, madje çdo ditë me detaje të reja, megjithëse Bora Zemani dhe Donald Veshaj, nuk kanë folur asnjëherë hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar, ata po e konfirmojnë çdo ditë e më shumë se janë bashkë.
Përpos postimeve në rrjetet e tyre sociale, që ngrejnë dyshime dhe shkaktojnë bujë, detaje të reja janë vënë re nga ndjekësit detajistë të çiftit të shumëkomentuar.
Vëmendja është përqendruar pikërisht tek veshja e moderatorit Donald Veshaj, gjatë puntataë së mbrëmshme të emisionit të tij “Më lër të flas”.
Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportive, me pantallona dhe një bluze të zezë.
Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave, bluza e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani.
Vetë ajo kishte publikuar në Instastory, një video teksa mbante veshur këtë bluze.
Menjëherë ndjekësit kanë shpërndarë në të gjitha rrjtetet sociale, ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit”.
Edhe pse jo fizikisht Bora Zemani ka qenë e pranishme pothuajse në të gjitha puntatat e emisionit të vëllezërve Veshaj, sigurisht përmes Donaldit.
Që në puntatën e parë ai nuk ka ngurruar të flaës, edhe pse me nënkuptime, për moderatoren.
Deklaratat i ka pasuar më pas me skeçe, mesazhe të fshehura, apo siç ndodhi së fundmi përmes veshjes.
Nga ana tjetër, edhe moderatorja ka dalë së fundmi me disa postime në rrjetet sociale që kanë trazuar ujërat.
Vetëm pak orë më parë, ajo publikoi një video në Tik-Tok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.
“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”,– thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.
Menjëherë ndjekësit e saj kanë reaguar në komente, duke shprehur pothuajse të gjithë të njëjtin mendim: Kjo nuk është thjesht një video për të qeshur, por ajo vërtet po i drejtohet dikujt.
Diskutime rreth kësaj post