Përgjegjës për organizimin në PD, Klevis Balliu, deklaroi gjatë një interviste televizive se në drejtimin e vendit, duhet një njeri që kupton se ç’do të thotë qeverisje.
Në këtë kontekst, i pyetur nëse e shihte Berishën si Kryeministër, ai tha:
“Patjetër që po. Në situatën që është vendi, duhet një njeri që di se çfarë bën. Që ka informacion dhe kupton se çfarë do të thotë qeverisje. Se besoj se ka njeri tjetër më me eksperiencë, më të informuar dhe më të aftë për të qeverisur vendin. Liderit të PD iu përgjigjën qytetarët. Askush s’do e besonte 7 korrikun, apo 6 marsin. Ai i arriti të gjitha. Liderë të tillë janë të radhë”, u shpreh Balliu.
Duke folur lidhur me protestën e 7 Korrikut, ai tha se aty munguan vetëm Basha, Bardhi dhe Alibeaj.
“Të gjithë biem dakord, se nëse opozita do të ishte me aq probleme sa propagandohet nga qeveria, ai shesh s’do ishte mbushur aq. nëse do të kishte konflikt dhe çarje, ai shesh s’do ishte mbushur. Nëse i referohemi 2-3 individëve që zgjodhën mos të ishin aty, ata duhet të bëjmë mesazh qytetarëve që t’i kërkojnë ndjesë opozitarëve, qytetarëve që kanë votuar për ta. S’mund të quash përçarje 2-3 persona. Basha, Bardhi dhe Alibeaj nuk ishin në atë protestë. Ata duhet t’i kërkojnë ndjesë që nuk ishin të pranishëm, pasi kanë marrë vota nga qytetarët. Me rëndësi është se sot indiferentizmi është thyer. I kemi gati të gjitha degët për t’u përballur me regjimin dhe jo vetëm. Protesta nuk është vetëm protesta. Do organizohemi në mënyrë që të kemi ide të të reja në të mirë të vendit, sidomos sa takon situatës ekonomike”, tha Klevis Balliu.
Diskutime rreth kësaj post