Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ditës së enjte, ku analisti Kastriot Myftaraj, u vetëhodh nga kati i katërt i banesës ku ai jetonte bashkë me nënën e tij.
Në postimin e tij, Manjani deklaron se gazetari Kastriot Myftaraj ishte paditur penalisht nga Kryeministri i vendit Edi Rama.
Postimi i Manjanit:
“Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në ëhatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri.
Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur… ”, shkruan Manjani.
Kujtojmë që analisti i njohur Kastriot Myftaraj, ndërroi jetë paraditen e së enjtes, pasi u vetëhodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte.
Diskutime rreth kësaj post