Besimtarët myslimanë kanë falur sot namazin e Kurban Bajramit, ata janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjen e tyre.
Kurban Bajrami, është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën.
Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajramit, festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.
Simbolika e kësaj feste, është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit, si dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë.
Diskutime rreth kësaj post