Analisti Lorenc Vangjeli u shpteh protesta e 7 Korrikut u thirr nga Sali Berisha për problemet e tij personale. Sipas tij, hallet e Berishës nuk ngjajnë me ato të qytetarëve shqiptarë.
Vangjeli tha se pavarësisht gjuhës së ashpër të kreut të PD, në fakt politikani më radikal që ka njohur vendi ka qenë Lulzim Basha. Kjo sipas Vangjelit, për vetë faktin se vetëm Basha i ka zbatuar ato që ka thënë, si për nga dhuna në protesta, ashtu edhe në djegien e mandatit e bojkotin e zgjedhjeve lokale.
“Berisha e mendon realisht se e ka Ramën armik. Gjuha tipike që përdor Berisha. Përshembull çdo të enjte ai thotë se kjo është ngjarja më e madhe, grabitja më e madhe e të tjerë. Çdo gjë e ka me superlativa, i çon në ekstrem. Sepse është një politikan si lavjerrës, që shkon nga ekstremi në esktrem. Është gjithashtu një politikan radikal, edhe pse u provua e kundërta. Që politikani më radikal që ka njohur vendi është Lulzim Basha. Vetëm ai i dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet. Shumë e kishin thënë më parë, por vetëm ai e realizoi.
Protesta e djeshme ishte një protestë private e Sali Berishës. Halli i tij nuk ka lidhje me hallet e qytetarëve. Janë dy drejtëza që nuk bashkohen kurrë. Sali Berisha duhet të mundë Sali Berishën, egon dhe egocentrizmin e tij ekstrem për t’i hapur rrugë Partisë Demokratike. Sikurse në skenën tjetër të duelit, Edi Rama duhet të mundë Edi Ramën” – tha Lorenc Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post