Delegacioni i OSBE-së në Shqipëri nëpërmjet disa postimeve në Twitter ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga kryeministri Edi Rama për të dërguar për “riedukim (formë përjashtimi nga konferencat e qeverisë për mediat) të gazetarit.
Gazetar në fjalë i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në konferencën e saj të përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë, lidhur me takimet me bashkëshortin e saj Artan Gaçi, i cili tashmë ka statusin e investitorit strategjik në Jugun e Shqipërisë dhe Rama iu kthye duke e përjashtuar për 3 muaj.
Ndërkohë në postimet e OSBE theksohet se e drejta e gazetarëve për të pyetur dhe investiguar është shtyllë themelore e shoqërive demokratike.
“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, thuhet në një prej postimeve.
Ndërkohë në postimin pasardhës nënvizohet se OSBE do të mbështesë vazhdimisht gazetarët dhe reporterët, pasi roli i tyre është vendimtar për t’i bërë proceset vendimarrëse ne vend më transparente.
“Liria e #medias dhe aftësia e #gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të #demokracisë. (1/2) #OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit të #gazetarëve në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në #Shqipëri. (2/2)”, nënvizon OSBE.
Diskutime rreth kësaj post