Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konference më gazetarët në selinë blu, një ditë pas protestës së parë kombëtare të thirrur nga vetë ai, kur kërkoi largimin e Ramës.
Berisha tha se në këtë korrik të tmerrshëm për shkak të temperaturave nuk del njeri në shesh, por shqiptarët dolën në masë për atdheun e tyre.
“Qytetarë pa parti, anëtarë të PS dhe forcave të tjera politike, për pjesmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë. Në protestën e datës 7 korrik e cila në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën, nuk ishin aty për thjeshtë një protestë. Ishin të gjithë misionarë, njerëz burra e gra të rinj e të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca nuk është e jashtëzakonshme por është nukleare, ju them njerëzore dhe nukleare. Sot, shqiptarët në këtë udhëkryq të rrezikshëm që gjendet vendi, u ka ardhur shansi dhe rasti që të bëhen misionarë për shpëtimine Shqipërisë. Aty, ata ishin dhe i ftoi misioni për shpëtimin e vendit të tyre. Nuk del kush në kulmin e vapës, në një korrik të paparë të protestojë pse e thërret një njeri, të gjithë ata i thërret vendi. I thërret dheu i tyre,” u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post