Kreu i PD-së Sali Berisha i ka deklaruar nga protesta e opozitës kryeministrit Edi Rama se janë armiq. Sipas tij, Rama do pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe varfëruar qytetarët, kurse ai dhe qytetarët në bulevard për t’i bërë shqiptarët e lirë.
“Edi Rama, ne jemi armiq. Sot ti ja ke mbathur. Gabim ke bërë, Sot ke blinduar dyert, gabim ke bërë.
Ne nuk veprojmë pabesi. Kur të themi mbathja, do tja mbathësh.
Së dyti, mos harro o i mjerë se me forcën e idealeve tonë ne thërrmojmë cdo bunker, shkatërrojmë çdo blindë, asgjë nuk na ndal në përpjekjen tonë për liri.
Edi Rama, ti je problem i madh i lirisë së shqiptarëve. Ti je problem i madh i çdo shqiptari. Ti qëndron në pushtet me votën e grabitur dhe të plaçkitur, me votën e përgjakur dhe me votën e blerë
Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën e shqiptarëve. Harrove ti që me këto akte ke shkelmuar idealet e të gjallëve dhe të vdekurve. Ke shkelmuar sakrificën e shqiptarëve.
Edi Rama ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore”, tha ndër të tjera Berisha.
Diskutime rreth kësaj post