Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për gazetën holandeze “Volkskrant”.
Mediat shkruajnë se kryeministri shqiptar mbrojti sërish Serbinë, kërkoi që BE të jetë e kujdesshme dhe të mos kërkojë nga Beogradi diçka që nuk mund ta përmbushë në raport me Rusinë.
“Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por ka votuar tre herë kundër pushtimit rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Megjithatë, Ballkani mbetet një rreth i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet lehtësisht dhe madje të çojë në një konflikt të hapur “– tha Rama
Diskutime rreth kësaj post