I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ilir Demaliaj foli lidhur me nismën e qeverisë Rama për amnistinë fiskale në Shqipëri.
Demaliaj tha se kjo nismë nuk i duket fare me interes, madje sipas tij që të investohet me miliona dollar nga emigracioni është thjesht një pastrim i parasë.
Ai tha se përmes amnistisë fiskale qeveria e rilindjes po krijon një hapësirë tjetër kriminale për pastrimin e parasë.
“Nuk më duket fare me interes. E ka dënuar BE dhe sigurisht që do ta dënojë. Që të investohet me miliona dollar nga emigracioni është thjesht një pastrim i parasë. Për të pastruar dhe zyrtarët e lartë paratë që kanë marrë në lidhje me krimin. Qeveria e rilindjes po krijon një hapësirë tjetër kriminale për pastrimin e parasë. Shqipëria jeton në një trafik të drogërave, të korrupsionit të pastrimit të parave.”-shprehet ai.
“Të gjithë jetojnë në këtë trafik kriminal dhe pastrim paraje, gjithkush ha nga pak. Kështu nuk ndërtohet as shteti i së drejtës, as demokracia liberale”, u shpreh Demaliaj.
Diskutime rreth kësaj post