Dy ditë më parë gazetarët protestuan përballë kryeministrisë, në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre Klevis Muka.
Gazetari u dërgua në riedukim për 3 muaj nga kryeministri Rama, pas një pyetjeje që i drejtori ministres Xhaçka për investimet strategjike. Ai i ndaloi pjesëmarrjen në të gjitha konferencat e tij për 3 muaj rresht.
Klevis Balliu, i ftuar në studion e “Abc Live”, në Abc bëri thirrje të gjithë gazetarëve që të jenë në shesh ditën e nesërme dhe mos tolerojnë dhunën nga ana e kryeministrit.
Ai u shpreh se Rama ka një urrejtje personale ndaj gazetarëve, pasi sipas tij ka dashur të jetë një prej tyre dhe nuk ka mundur të bëhet.
Balliu: Ai ka urrejtje personale ndaj gazetarëve se ka dashur gjithë jetën të jetë një prej tyre dhe nuk u bë dot kurrë. Dhuna ndaj tyre duhet t’i çojë gazetarët në shesh.
Ditën e nesërm, në orën 19:00 “Rithemelimi” ka thirrur një protestë kombëtare përballë kryeministrisë. Me sloganin “Shqipëria është në rrezik” i kanë bërë thirrje gjithë shqiptarëve anë e mbanë që të jenë të pranishëm në shesh.
Diskutime rreth kësaj post