Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ditën e sotme ka njoftuar vendimet e marra pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Kushi ka dhënë lajmin se që nga data 1 Korrik, pagat e të gjithë punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar do të rritet me 6 %.
Kushi bëri të ditur se janë 36 mijë e 700 punonjës të arsimit që përfitojnë nga kjo rritje page.
“Ndihem e privilegjuar për të dhënë lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e sistemit tonë parauniversitar. Në mbledhjen e qeverisë, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë kur miratuam buxhetin. Konkretisht, angazhimi me rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të gjithë sistemit arsimor parauniversitar. Në total, janë 36 mijë e 700 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagave që prej datës 1 Korrik, ku vlen të theksoj se për herë të parë po rritet dhe paga e punonjësve psiko-social dhe të oficerëve të sigurisë” tha Kushi.
Diskutime rreth kësaj post