Modelja Beniada Nishani ka folur së fundmi për raportet me disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip”, duke sqaruar edhe disa deklarata të saj.
Disa ditë në parë Beniada iu drejtoi ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur? Një nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.
E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.
“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat”, është shprehur Beniada duke qeshur. Deklarata e saj mori shumë reagime nga fansat të cilët e kritikuan se nuk e mbështeti Beatrixën, me të cilën ka dhe një raport shoqëror. Raportin me këngëtaren e konfirmoi vetë Beniada në një intervistë gjatë ditës së sotme, ku ndër të tjera sqaroi: Kjo është diçka që është keqkuptuar. Më kanë vënë kundër Beatrix, unë kam raport shumë të mirë me të. Kemi lënë edhe të takohemi. Mua më pyetën për lidhjen e tyre dhe unë thashë që ti lënë rehat. S’kishte lidhje me Borën.
Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj, por më pas ka ndryshuar mendim. Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur.
Ndër të tjera ajo u pyet nëse ishte mërzitur që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij. Beniada shprehu se me siguri do ketë pasur arsyet e tij dhe se nuk e vret mendjen për gjëra të vogla.
“Jo. Nuk më mërziti. Po s’më ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër”, tha ajo në “Abc e Pasdites.
Diskutime rreth kësaj post