Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi.
Balla e vlerëson vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.
Gjithashtu gjatë takimit Balla ka diskutuar me palën italiane për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Statusi:
“Kuvend!Takim me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi. E vlerësova vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.
Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”-shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post