2 ditë para protestës së 7 korrikut, Partia Demokratike është mobilizuar tërësisht për të pasur një numër sa më të lartë qytetarësh edhe pse temperaturat e larta nuk janë në favor.
Të deleguarit dhe drejtuesit e Grupeve të Punës ka zbritur në terren për të zhvilluar takime me qytetarët dhe bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestë.
Gjatë ditëve të fundit kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar takime me disa grupe interesi që i ka ftuar në protestë, duke nisur me emigrantët, të rinjtë, por edhe aktivistë të shoqërisë civile.
Një tjetër zgjidhje që PD ka bërë para kësaj proteste janë edhe thirrjet nga studentë dhe profesionistë të fushave të ndryshme të cilët nga foltorja e selisë blu bëjnë thirrje për të marrë pjesë në tubimin e 7 korrikut.
Diskutime rreth kësaj post